“Jam krenar që kam qenë kapiten”, fjalët e para të Ismajlgecit pas largimit nga Tirana: Qofshi gjithmonë kampionë, një ditë do të rikthehem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 11:15

“Jam krenar që kam qenë kapiten”, fjalët e para të Ismajlgecit pas largimit nga Tirana: Qofshi gjithmonë kampionë, një ditë do të rikthehem…

Ish-kapiteni i Tiranës Marsel Ismajlgeci ka nisur një aventurë të re, jashtë kufijve të Shqipërisë. Tashmë ai është pjesë e klubit boshnjak, Zrinjski Mostar.

504

Pas largimit nga ekipi bardheblu, Ismajlgeci ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se: “Faleminderit familja ime! Vjen një moment kur njeriu rritet dhe duhet të largohet nga familja për të ecur vetë përpara. Tirona më mori fëmijë, më rriti, më bëri ky që jam sot! Falë Tironës përjetova momentet më të bukura dhe të paharruara në futboll”.

Ndër të tjera ish-kapiteni shprehet mirënjohës ndaj trajnerit Shehi, stafit teknik dhe tifozëve që e kanë mbështetur. Postimi i tij mbyllet në fund me: “Me besimin dhe mbështetjen tek Zoti, sot për mua nis një rrugëtim i ri, me shpresën se një ditë do të rikthehem prapë në familjen time”.

POSTIMI I PLOTË

WhatsApp Image 2023-02-01 at 11.08.39

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"