“Jam krenar që kam luajtur me Vllazninë”, Hamdi Salihi: Ju tregoj ëndrrën e madhe që kam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2020 | 10:54

“Jam krenar që kam luajtur me Vllazninë”, Hamdi Salihi: Ju tregoj ëndrrën e madhe që kam

Hamdi Salihi ndodhet në Amerikë së bashku me familjen në këto ditë të vështira pandemie globale. Në një lidhje nga “Skype”, për emisionin “Sport Arena”, ish-bomberi shkodran, ka zbuluar së ëndërron që një ditë të drejtoj Vllazninë si trajner. 36-vjeçari tregon se ekipi shkodran është ai që e ka bërë futbollist dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

sALIHI

“Gazetarët ndoshta kanë dëshirë t’i transformojnë fjalët dhe besoj se kështu ka ndodhur edhe në rastin tim, por unë gjithmonë kam thënë se jam krenar që kam luajtur me Vllazninë. Ai është ekipi që më ka bërë futbollist dhe do mbetet gjithmonë në zemrën time. Kur i hyn këtyre rrugëve, kuptohet që njeriu ka ambicje dhe ëndrra të mëdha dhe njëra prej tyre padyshim është edhe ajo që unë të drejtoj një ditë Vllazninë. Shpresoj që kjo të jetë në momentin e duhur dhe unë do të isha i lumtur nëse do ta realizoja një ditë”, u shpreh Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"