“Jam krenar që jam pjesë e Shkëndijës”, prezantohet Rubin Hebaj: Nuk mund të jap premtim për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 18:20

“Jam krenar që jam pjesë e Shkëndijës”, prezantohet Rubin Hebaj: Nuk mund të jap premtim për klubin

Rubin Hebaj i cili u zyrtarizua si lojtari më i ri i Shkëndijës, ai është prononcuar për herë të parë si lojtar kuq e zi në mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit, duke deklaruar se është krenar që do të veshë atë fanellë dhe prononcohet se beson tek fitimi i titullit:

HEBAJ 1

Shkëndija – “Ndihem shumë mirë në fakt. Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëdija. Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndjehem sikur jam në shtëpinë time. Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta për të bërë një sezon shumë të mirë.”

Premtimi për klubin e ri – “Besoj që nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues normal dhe ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time. Besoj pjesa tjetër do ngelet ta tregoj në fushë.”

HEBAJ 2

Mbërritja – “Ishte ditë e lodhshme sot, sepse rruga ishte e gjatë, testimet, ardhja në klub, vizitat mjekësore në ‘One Hospital’, kthimi pastaj. Gjithsesi u bë për një qëllim të mirë, prandaj e mora me pozitivitet dhe u kënaqa.”

Ballistët – “Edhe kur kam pa Shkëndijën, por edhe kombëtaren i kam ndjek dhe kam pa atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo. Shpresoj që sa më shpejtë kjo periudha e pandemisë që të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e ‘lojtarit të 12-të’.”

HEBAJ

Titulli – “Besoj shumë, sepse Shkëndija ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit.”, përfundoi Rubin Hebaj.

shkendija post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"