“Jam komandant i kësaj skuadre”, Jonuz: Ndeshja ndaj Flamurtarit ishte shumë e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 18:28

“Jam komandant i kësaj skuadre”, Jonuz: Ndeshja ndaj Flamurtarit ishte shumë e vështirë

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka qenë shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Flamurtarit dhe këtë e ka shprehur në mikrofonët e “Supersport”. Ai gjithashtu ka thënë se është komandati i kësaj skuadre dhe beson shumë te lojtarët e tij

bandicam 2019-10-23 18-10-19-307

Inferioriteti numerik i Flamurtarit sa ju ka favorizuar?

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishime për ne, pas humbjes me Partizanin. Kjo ndeshje ishte më shumë psikologjike. Për mua Flamurtari është një skuadër shumë e mirë me lojtarë shumë të mirë, por pas daljes me të kuq, fola me lojtarët si të luanin dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë.

Ndryshimet në emra, ishin për freskim apo jo?

Ishte e rëndësishme të fusnim lojtarët me freski fizike, pasi luajtëm me Partizanin, luajtëm sot dhe më pas me Laçin, kështu që është shumë e vështirë. Dhe me Laçin do të ketë ndryshime. Kjo ishte arsyeja. Për mua ishte shumë ndeshje e vështirë dhe tashmë kam 15 pikë. Jam i lumtur për Uenderson që shënoi gol, nuk është e rëndësishme 2-1 apo 3-1, por rëndësi kanë pikët.

Do i shtoni pretendimet për Kupat e Europës?

E kam thënë që shikojmë renditjen dhe me një fitore je lart dhe me një humbje je poshtë. Kundërshtarët janë të vështirë. Jam i lumtur që lojtarët japin çdo gjë. Pas tre ndeshjeve të ardhshme me Laçin, Bylisit dhe Tiranës do të shoh kualitetin e lojtarëve dhe atë ekipit. Kjo është një situatë ku mund të marrim 6 ose 7 pikë?

A janë drejtuesit në lartësinë e klubit?

Administrator Suad Lici dhe Firat kanë komunikim të mirë me mua. Por. unë jam komandant dhe askush tjetër. Vazhdoj me punën time dhe besoj shumë te  lojtarët e mi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"