“Jam këtu për të luajtur në atë kompeticion”, reagon Xhokoviç: Pavarësisht gjithçkaje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 14:25

“Jam këtu për të luajtur në atë kompeticion”, reagon Xhokoviç: Pavarësisht gjithçkaje…

Çështja e tenistit të njohur serb Novak Xhokoviç bëri bujë në mbarë botën teksa sportisti nuk u vaksinua dhe iu ndalua hyrja për në Australi për të marrë pjesë në kompeticionin e njohur të tenisit “Australian Open”.

XHOKOVIC 2

Së fundmi Xhokoviçi e dërgoi këtë në gjykatë dhe gjykatësi i ka refuzuar anulimin e vizës dhe serbi me anë të llogarive të tij në rrjetet sociale ka reaguar duke thënë se është i lumtur që gjykatësi e ka refuzuar atë vendim dhe se është në Australi për të zhvilluar atë kompeticion:

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që gjykatësi refuzoi anulimin e vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj ‘Australian Open’ Unë mbetem i fokusuar për këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm”, shkroi Xhokoviç.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"