“Jam interist në gjak”, heroi Bastoni: Një gol për fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 23:02

“Jam interist në gjak”, heroi Bastoni: Një gol për fanellën

Sigurisht që besimin e Antonio Kontes e ka shpërblyer së herë që ka zbritur në fushë, por në “Tardini”, pa dyshim që Alesandro Bastoni e ka treguar arsyen pse trajneri i tij jo vetëm i beson, por nuk e lejoi që ai të largohej në huazim ne një skuadër tjetër, ku mund të luante titullar. Dhe pa dyshim, që për 21-vjeçarin, goli i djeshëm ishte dhurata më e bukur, për një interist të zjarrtë si Bastoni:

alessandro-bastoni-inter-parma

“Këtë gol do ta mbaj mend gjatë, jo vetëm për veten, por për gjithë skuadrën, duke parë momentin e vështirë në të cilin ndodheshim. Parma është një transfertë shumë e rrezikshme, unë e njoh ambientin sepse kam luajtur vjet këtu.

Por, pikërisht filozofia jonë e lojës, e cila bazohet në forcën e besimin dhe në atë të duruarit deri në fund, na bëri që të përmbysnim një ndeshje që shumë skuadra të tjera do ta humbnim.

Pse e putha stemën pas golit? Sepse jam një interist në gjak dhe për mua është ëndrra më e madhe që jam pjesë e kësaj skuadre. Në garë për titullin? Të vazhdojmë të fitojmë, më pas do të shohim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"