“Jam idiot i vetëdijshëm, do fitojmë titullin e Kategorisë së Parë”, Sinan Idrizi: Pa ligj sporti nuk mund të vazhdoj te Flamurtari, largohem kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 22:11

“Jam idiot i vetëdijshëm, do fitojmë titullin e Kategorisë së Parë”, Sinan Idrizi: Pa ligj sporti nuk mund të vazhdoj te Flamurtari, largohem kur…

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se është ai përgjegjësi për situatën aktuale të klubit, duke ngulur këmbë se duhet ligji i sportit.Gjika-dhe-Idrizi

Idrizi u shpreh se Gjika duhet të paguajë disa fatura dhe të gjitha do i ketë ai përsipër në atë klub, duke shtuar se po të mos bëhet ligji i sportit atëherë nuk mund të jetë në krye të klubit, por thjesht një sponsor aty.

“Në këto kushte vetëm futboll nuk mund të luhet. Unë jam për ndërprerjen e kampionatit dhe për rrëzimin e skuadrave që janë të fundit e shpalljen kampion të skuadrës që kryeson. Pra të jepen verdiktet sipas renditjes aktuale.

Mendoj njëjtë si Ilir Daja, për të cilin besoj se duhet ta dëgjojmë. Flamurtari ka për çfarë luan, mund të luajë për fanellën në këto kushte që jemi nuk më duket e arsyeshme të luhet.

Ja marrim si shembull që një lojtar vjen në Vlorë dhe infektohet kush mund të mbajë përgjegjësi për këtë?! Rama duhet ta ndërpresë futbollin. Paga e FSHF? Besoj se është e mjaftueshme.

Unë qëndrim për FSHF kam ndryshuar, por nuk kam ndryshuar mendim. Flamurtari do e fitojë titullin në Kategorinë e Parë dhe do e ngrehmë me tifozët. Përgjegjësia për rënien e Flamurtarit do të jetë. Vazhdimësia e këtij klubi, do të jetë e lidhur me ligjin për sportin.

Dështimin e Flamurtarit e marrë vetë përsipër pasi është përgjegjësia ime. Unë thjesht i jam përgjigjur thirrjes së Ernest Gjokës dhe ish kryebashkiakut Gjika për të ndihmuar klubin financiarisht

Zhgënjimi? Duhet të ketë ose drejtim publik ose privat, për këtë unë punoj prej kohësh dhe e kam thënë gjithmonë. Unë jam bardhe zi dhe nëse dua të largohem largohem. Nuk kam kërkuar asnjëherë fond publik dhe kemi investuar me miqtë e mi për sportin e Vlorës. Është përgjegjësia ime që Flamurtari do të bjeri nga Kategoria këtë sezon.

Shpenzime? Nuk më kujtohen shifrat.

Menaxhim i keq? Mënyra se si e kemi menaxhuar ne nuk mund të quhet menaxhim, pasi kur nuk kemi bilance si mund ta quajmë menaxhim këtë.

Nuk ka mundësi të gjesh sukses kur investon të gjitha paratë vetë dhe të mos kesh aksionet 100% të tuat. Është katastrofë mënyra e menaxhimi i Flamurtarit pasi ne nuk kemi financa si klub.

Nëse ka ligj sporti unë do të vazhdoj në krye të ekipit, nëse jo unë do të ngjisë skuadrën në Superligë dhe kaq largohem.

Dje ishte Rama në Vlorë dhe ia bëra të qartë që nuk ka nevojë të ndërtojë stadiume, por thjesht të miratojë ligjin e sporteve, pasi ky është hapi i parë për të thithur investitorë. Askujt nuk i ka interesuar të bëjë një ligj sporti, pasi deri tani të gjithë kanë abuzuar dhe vjedhur fondet, nëpërmjet menaxhimit të fondeve për klubet.  Për ligjin ka munguar vullneti politik, por Rama më ka garantuar se tani është gati dhe do miratohet shumë shpejt.

Kosova është një shtet i sapo krijuar, ata kanë pasur një administrim tjetër dhe kaluan lehtë në një sistem tjetër. Në Shqipëri është çështje vullneti. Ne e duam Shqipërinë si Europa, por nuk kemi një model si ata që të ndjekim.

Ndryshe nga Kosova, në Shqipëri kjo është çështje vullneti, pasi bashkitë në këtë mënyrë nuk ia japin futbollin biznesit dhe e përdorin për ta zhvatur dhe për të majmur anëtarët politikë. Mjafton të shihje zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku 70% e njerëzve ishin përfaqësues të bashkive, ndërkohë që investimin e bëjmë ne privatët.

Sinan-Idrizi

Për çfarë do mbaheni mend? Ai që jam, një idiot i vetëdijshëm.

Liga e Futbollit do të bëhet në atë ditë kur të jetë bërë ligji i sportit dhe të jenë presidentët ata që vendosin dhe jo ata që presin të marrin lekë nga Europa. Unë thjesht them që këta që kanë investuar në sport nuk kanë të ardhmen nëse ky ligj nuk miratohet. Ilir Daja është nga ata që marrin vesh e prandaj unë e dëgjoj për ato që thotë

Unë po them që të gjithë që kanë investuar për sportin, nuk mund t’ia dalim pa ligj sporti.

Daja ka folur në mënyrë profesionale dhe ka dhënë një mendim për kampionatin dhe unë e dëgjoj shumë atë. Nëse nuk ka një ligj sporti unë do të jem thjesht një sponsor te Flamurtari.

A mund të rimëkëmbet Flamurtari? Siç kam kaluar të gjithë borxhet, nuk do ta lë Flamurtarin të mos rimëkëmbet. Kur thash më parë që jam bardhezi, unë nuk lë një Flamurtar me borxhe. I kam thënë Shpëtim Gjikës që keni një borxh dhe hajde paguaje që të paguajë borxhet e tjera.

Sikur t’i thuhej Gjikës tani që disa letra që kanë ardhur nga 2012 dhe t’i paguajë. Gjika ka nja 2-3 fatura të përmbarimit për të paguar.”, u shpreh Idrizi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"