“Jam i surprizuar nga ajo që më ndodhi”, Barotemu kundër Mesit: Disa gjëra diskutohen në familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 9:09

“Jam i surprizuar nga ajo që më ndodhi”, Barotemu kundër Mesit: Disa gjëra diskutohen në familje

Presidenti Bartomeu ka thyer heshtjen pas deklaratave të Lionel Mesit duke thënë se nuk mund ta lejonte të largohej lojtarin më të mirë të historisë.

bartomeu-messi

Mocioni i mosbesimit– “Shifra e firmave të grumbulluara më surprizoi. Tani jemi në një proces normal të vlerësimit të tyre. Klubi do të vazhdojë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, me transparencë”.

Dorëheqja– “Drejtuesit do të vazhdojnë të punojnë për ta bërë klubin sa më kompetitiv të jetë e mundur. Do të flasim më vonë për këto tema, por për momentin askush nuk do të largohet”.

Mesi– “Nuk do të futem në asnjë konflikt me të. Ai është kapiteni ynë dhe lideri i Barcelonës. E kemi parë të flasë në fushën e lojës dhe kjo temë është e mbyllur. Nuk mund ta lejoja që të largohej nga skuadra, sepse është më i miri i historisë.

Të kesh Leon në skuadër do të thotë se suksesi është i garantuar. Nuk do të futem në diskutime dhe në polemika me kapitenin. Janë gjëra që duhet të diskutohen brenda familjes. Lojtari më i mirë i futbollit duhet të qëndrojë në shtëpinë tonë”.

Kriza– “Paratë nuk janë problem për Barcelonën. Por për të bërë disa afrime, fillimisht duhet të ketë largime. Sapo të largojmë disa lojtarë, të shohim nëse do të ketë blerje…”.

Lautaro– “Barcelona, ashtu si edhe klube të tjera ka pësuar një rënie të të ardhurave dhe duhet të përshtatemi me këto kushte”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"