“Jam i shqetësuar për jetën, jo për futbollin”, flet Poçetino: Unë i pranoj të gjitha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 13:04

“Jam i shqetësuar për jetën, jo për futbollin”, flet Poçetino: Unë i pranoj të gjitha…

Totenhemi nuk po kalon aspak një periudhë të mirë, teksa në 6 ndeshjet e fundit ka marrë 1 barazim një fitore dhe 4 humbje.mauricio pocetino

Edhe ditën e djeshme “Spërsat” dështuan të marrin një rezultat pozitiv, teksa u mposhtën nga Brajtoni me rezultatin 3-0. Këto rezultate jo të mira kanë bërë që pozicioni i Maurisio Poçetino në stolin e Totenhemit, të vihet në diskutim.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, tekniku argjentinas ka dhënë një intervistë ku është shprehur: “Shkarkimi? Nuk më frikëson aspak. Ajo që më shqetëson është jeta, jo futbolli. Në futboll duhet të jesh i fortë dhe të marrësh vendime të rëndësishme. Duhet të merrni përgjegjësi, nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Ne do të punojmë për gjërat negative dhe do të mundohemi t’i ndryshojmë ato në mënyrë drastike. Unë i pranoj të gjitha kritikat.”, u shpreh Poçetino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"