“Jam i mërzitur, por më mirë qëndroj në Shqipëri”, sulmuesi i Kukësit: Shpresoj të rikthehem në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 13:45

“Jam i mërzitur, por më mirë qëndroj në Shqipëri”, sulmuesi i Kukësit: Shpresoj të rikthehem në…

Kukësi afroi në merkaton e janarit sulmuesin Godberg Kuper, i cili nuk ka gjetur shumë minuta te verilindorët, edhe për fatin se konkurrenca është shumë e madhe.kUPER

Së fundmi sulmuesi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku flet për situatën nga Koronavirusi dhe për futbollin në Shqipëri. Gjithashtu 22-vjeçari tregon për modelin që ndjek në futboll, teksa shpreson të tregojë paraqitje të mira me Kukësin dhe pastaj të rikthehet përsëri në Itali.

“Familja ime jeton në Itali, dua shumë të bashkohem me ta, por nuk mundem për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Gjithashtu unë e shoh se numri vazhdon të rritet dhe më mirë po qëndroj këtu ku jam.

Të premten ne ishim në hotel dhe duke bërë stërvitje, por më pas u njoftuam të ndalojmë gjithçka. Jam shumë i shqetësuar, pasi shoh lajmet italiane dhe numri vetëm rritet. Unë jam mirë dhe nuk kam simptoma, por mendjen e kam në Itali. Unë jam gjithmonë në kontakt me familjen time dhe nuk kalon asnjë ditë pa folur. Bergamo është zona më e prekur deri tani, por jam i bindur që pas kësaj ata do ngrihen sërish.kuper kukesi

Këtu në Shqipëri është pezulluar gjithçka, ndonëse disa ekipe janë stërvitur deri para pak ditësh. Kampionati këtu është shumë fizik. Dua të shënoj sa më shumë gola me ekipin tim dhe më pas ndoshta të kthehem në Itali. Modeli që ndjek? Duvan Zapata, për lëvizjet që bën. Më pëlqen shumë edhe Lukaku me Balotelin nga një këndvështrim futbollistik. Unë shikoj, studioj dhe përpiqem të mësoj.”, u shpreh Kuper.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"