“Jam i lumtur te Parma, dua të qëndroj”, Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 11:30

“Jam i lumtur te Parma, dua të qëndroj”, Dermaku: Në fillim të sezonit nuk e mendoja se…

Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Parmës dhe i Kombëtares shqiptare, ka folur ditën e djeshme për mediat, pas humbjes në Kupë nga Roma, me rezultatin 0-2.

dermaku-696x460

Humbja? “Ka zhgënjim, Kupa Kupa e Italisë është një kompeticion prestigjioz. Ne kemi luajtur kundër një skuadre të shkëlqyer. Ne rrezikuam të merrnim epërsinë të parët, pastaj u tërhoqëm. Janë ndeshje të vështira, Roma është një ekip i shkëlqyer dhe nëse lejon diçka, ndëshkohesh  në mundësinë e pare”.

Ndryshimet dhe ndeshja me Juventusin? “Nuk është e lehtë kur ndryshon shumë lojtarë, por është e rëndësishme për ata që kanë luajtur më pak. Ishte një ndeshje e drejtë, mbase me disa episode mund të kishte shkuar më mire. Me Juven do të jetë një garë shumë e vështirë, do të duhet një ndeshje perfekte kundër kampionëve italianë”.

kastriot dermaku

Si e vlerësoni pjesën tuaj të parë të sezonit? “Jam shumë i lumtur, kam luajtur 10 ndeshje midis Kupës dhe kampionatit. Në fillim të vitit nuk mendoja të gjeja aq shumë hapësira. Nuk duhet të heq dorë, kampionati është akoma i gjatë”.

Largim nga Parma? “Tani për tani, jo, nuk kam biseduar me askënd. Synimi im është të qëndroj këtu, ka një mjedis të shkëlqyer dhe dua të vazhdoj”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"