“Jam i lumtur te Barça, po përshtatemi me Setienin”, Ter Shtegen: Çdo sezon kemi objektiv fitimin e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 17:10

“Jam i lumtur te Barça, po përshtatemi me Setienin”, Ter Shtegen: Çdo sezon kemi objektiv fitimin e Champions-it

Mark-Andre Ter Shtegen ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku ndër të tjera ka theksuar se Liga e Kampionëve është në fokusin e Barcelonës çdo fillim sezoni.TER STEGEN

“Kam dhe dy vite të mbetura në kontratë. Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur, sepse këtu jemi në shtëpi. Qëllimi im është të vazhdoj këtu, bisedimet vazhdojnë gjithsesi nuk kam gjë për t’u ngutur.

Ne jemi të fokusuar te Liga e Kampionëve çdo sezon. Është një kompeticion mjaft i bukur, prandaj të gjithë jemi të uritur për ta fituar edhe pse është shumë e vështirë. Kemi një ndeshje (kundër Napolit) që do të jetë tepër e vështirë, por do të bëjmë maksimumin ta mbyllim që në ndeshjen e parë.ter-stegen-243295

Setien? Fillimisht pati një moment përshtatje. Në çdo ndeshje ka gjëra që mund të përmirësohen. Kemi për qëllim të kapim mënyrën sesi trajneri e sheh futbollin. Po përshtatem ashtu si pjesa tjetër e ekipit me atë që na kërkon trajneri. Duam të jemi të përgatitur mirë e më pas të kënaqemi në fushë.”, u shpreh Ter Shtegen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"