“Jam i lumtur që shënova ndaj Kukësit”, Alan: Na pret një ndeshje e vështirë, duhet të punojmë fort për të mposhtur Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 15:30

“Jam i lumtur që shënova ndaj Kukësit”, Alan: Na pret një ndeshje e vështirë, duhet të punojmë fort për të mposhtur Tiranën

Erzeni mundi në transfertë Kukësin me rezultatin 0-2, në javën e 17-të dhe duke u bërë pjesë e skuadrave që luftojnë për titull. Pas ndeshjes ka folur edhe autori i njërit prej golave, mesfushori Alan.

alan

“Kjo fitorja e sotme është shumë e rëndësishme sepse luajtëm dhe jashtë. Unë jam shumë i lumtur për golin por edhe sepse ndihmova shokët e mi të skuadrës. Ndeshja e ardhshme ndaj Tiranës është shumë e vështirë, na duhet fitorja dhe duhet të punojmë fort. Tirana është e konsoliduar dhe na duhet shumë punë për të marrë fitoren. Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni luaj, unë dua të jem i rëndësishëm për ekipin tim dhe ta ndihmoj të fitoj. Jam i lumtur që luaj këtu dhe do të përpiqem të bëj më të mirën time”, u shpreh Alan në një prononcim për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"