“Jam i lumtur që ndodhem këtu”, Gvozdenoviç: Synojmë vetëm fitore, Skënderbeu do të rikthehet në nivelet e mëparshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 12:35

“Jam i lumtur që ndodhem këtu”, Gvozdenoviç: Synojmë vetëm fitore, Skënderbeu do të rikthehet në nivelet e mëparshme

Skënderbeu tani ka një tjetër trajner dhe ai është Ivan . Presidenti Ardjan Takaj falenderoi për punën e bërë Migen Memellin dhe më pas prezantoi teknikun e ri të bardhekuqve.

KORCA

Në faqen zyrtare të klubit të Skënderbeut në Facebook janë shpërndarë fotot gjatë prezantimit si dhe fjalimi i Gvozdenoviç. Ai është shprehur se do ta rikthejë klubin në nivelet e mëparshme si dhe do të synojë vetëm fitore brenda dhe jashtë.

Postimi i plotë

“Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht bardhekuq”

Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq.
Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falenderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri.
Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit.
“Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, u shpreh trajneri bardhekuq.
Mirë se vjen Ivan!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona, kamerë, ekran dhe ambiente të brendshme
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"