“Jam i lumtur që iu bashkova Vllaznisë”, flet Isaevski: Në Korçë shkojmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 17:29

“Jam i lumtur që iu bashkova Vllaznisë”, flet Isaevski: Në Korçë shkojmë për fitore

Aleksandar Isaevski ka folur përpara sfidës ndaj Skënderbeut në konferencën për shtyp. Mbrojtësi 25-vjeçar maqedonas i është bashkuar skuadrës shkodrane duke përforcuar krahun e majtë të mbrotjes. Në konferencën e tij për shtyp, ai deklaron se është i lumtur se i është bashkuar Vllaznisë dhe projektit të saj, duke shtuar se në Korçë do të shkojë vetë për tri pikët:

Isaevski Vllaznia

“Kam luajtur më parë në Bullgari dhe atje futbolli ishte më teknik, ndërkohë që në Shqipëri shoh që luhet fortë edhe fizikisht, është një futboll më agresiv, duhet të vraposh shumë dhe të përplasesh shumë. Erdha te Vllaznia për t’iu bashkuar një projekti të ri, me trajner të ri, drejtor të ri, president të ri.

Kam lexuar për Vllazninë, e di që është një klub i madh dhe shpresoj që të kthehet sa më shpejt aty ku kjo skuadër flitet se ka qenë më përpara. Kuptohet që kjo nuk është diçka që mund të ndodhë menjëherë, por do kohën e vet. Në një aspekt, bojkoti i kampionatit na ndihmoi sepse në ekip erdhën shumë lojtarë të rinj të cilët kishin nevojë për përgatitje fizike e teknike, por nga ana tjetër sigurisht që kemi mbetur në ankth sepse nuk e dinim kur do të fillonim, megjithatë detyra jonë është të stërvitemi dhe të jemi gjithmonë gati për të luajtur.

Ne do të shkojmë drejt Korçës për të luftuar për tre pikë, por e dini që ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë, por ne do luajmë për fitore.”, përfundon Isaevksi i cili pas eksperiencave të ndryshme me ekipet si: Detroit Siti në SHBA, Makedonija. Pobeda, Dunav Ruse, së fundmi iu bashkua klubit të Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"