“Jam i lumtur për vendin e parë”, Albi Doka pas ndeshjes: Mësoj shumë nga Hysaj, shpresoj të luajmë së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 18:44

“Jam i lumtur për vendin e parë”, Albi Doka pas ndeshjes: Mësoj shumë nga Hysaj, shpresoj të luajmë së bashku

Ka luajtur titullar sot dhe ka bërë një paraqitje të mirë me fanelën kuqezi, Albi Doka pas fitores ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2 është prononcuar në mikrofonat e “RTSH Sport”, duke deklaruar se do kishte kënaqësinë që të luajë titullar me Hysajn dhe me paraqitjen e sotme gëzon një eksperiencë më shumë:

bandicam 2020-11-18 18-14-24-251

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi kapur vendin e parë. Unë vetes nuk i jap notë, të tjerët vendosin nota. Hysaj është një lojtar shumë i mirë, sigurisht unë nga ai duhet të mësoj, këto gjëra i di trajneri dhe kush ta meritojë do të luajë. Por Hysaj luan tek Napoli dhe mbrojtës i majtë kështuqë shpresoj të luajmë të dy në fushë. Por mendoj se duke u rritur, maturohesh më shumë fiton eksperiencën dhe besoj këtë gjë e kam arritur sot.”, përfundon fjalën Albi Doka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"