“Jam i kënaqur nga vetja, por jo nga rezultati”, Aleksi: Po kalojmë një ngërç psikologjik, duhet të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 19:08

“Jam i kënaqur nga vetja, por jo nga rezultati”, Aleksi: Po kalojmë një ngërç psikologjik, duhet të …

Albano Aleksi u aktivizua në qendër të mbrojtes në përballjen e sotme ndaj Vllaznisë, për shkak të mungesave në këtë pozicion. 27-vjeçari bëri një paraqitje dinjitoze, teksa në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Aleksi u shpreh:

albano aleksi

“Ishte një rol i ri. Profesori besoi te mua. Kisha besim te vetja që mund t’ia shpërbleja sa më mirë. Jam i kënaqur nga vetja, por jo nga rezultati. Synonim 3 pikë të arta.

Pesha më shumë iu bie sulmuesve. Përgjegjësitë i mbajmë të gjithë bashkë. Duhet t’i ndihmojmë dhe ne. Duhet të çlirohen dhe të na japin frymëmarrje.

Po kalojmë një ngërç psikologjik. Kemi zhvilluar lojëra të mira. Kemi krijuar shumë raste, duhet të shënonim të paktën 2 gola. Në ndeshjet e ardhshme t’iu japim motivim sulmuesve që ata të shënojnë gola si sulmuesit e tjerë.

Arapi më fliste gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë më merrte rrjedha e lojës. E rëndësishme është të fitonim. Besoj se luajta mirë. Në të ardhmen pse jo, në bazë të moshës, do të kthehemi mbrapa”, u shpreh Aleksi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"