“Jam gati të vdes për fitore, sot e kuptuan se jam boksier”, Florian Marku: Çarltoni tha se do të fshinte dyshemenë me mua, e ndëshkova mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:46

“Jam gati të vdes për fitore, sot e kuptuan se jam boksier”, Florian Marku: Çarltoni tha se do të fshinte dyshemenë me mua, e ndëshkova mirë

Boksieri shqiptar Florian Marku u shpreh pas fitores ndaj Rajlan Çarltonit sot në Londër se tashmë e kanë kuptuar të gjithë që ai është një boksier i vërtetë. “Mbreti shqiptar” shtoi se ka dueluar i dëmtuar, por nuk pranoi ta shtynte takimin.
floriiii 66666666666666666
Ai iu përgjigj kritikëve se dëshiron të përballet me këdo kundërshtar dhe se është gati “të vdesë për fitore”.

Marku regjistroi fitoren e shtatë në tetë ndeshje si boksier në kategorinë “weltherweight”. Ai siguroi fitoren me nokaut teknik (TKO) në raundin e tetë.

“Faleminderit shumë! Të gjithë njerëzit mendonin se Rajlan Çarlton do të mundte do të më poshtëronte. Tregova sot se di të boksoj, normalisht që kam shumë për të mësuar shumë gjëra. Nuk ka justifikime. 3 javë përpara ndeshjes, vrava gishtin tim të majtë të dorës. Ekipi im e dinte që isha i dëmtuar, por unë nuk shtyva ndeshjen. Pas raundit të pestë e ndjeva dhimbjen në dorë, por nuk kishte problem.

Jam i sigurtë se Rajlani e kuptoi që di të boksoj, sepse  pësoi shumë goditje në kokë. Mori një ndëshkim të mirë. Po e mundja dhe po i thosha: ‘Do të të mund’. Ju i patë aftësitë e mia si boksier. Falë Zotit, të shohim përpara!

Po e shikoja që fytyra e tij ishte e enjtur. Ishte një vendim i mirë që hodhën peshqirin. Mori shumë ndëshkim.

Nuk jam xheloz. Jap zemrën time në ndeshje. Kur them se jap zemrën, e jap zemrën. Kjo është jeta ime. Dua që familja ime të jetojë mirë. Faleminderit që më besuat! Kam 2 vite gjysmë këtu. Dhe jam i lumtur.

Nuk u dëmtova nga ‘knock-down’-i në raundin e gjatë. Nuk më lëndoi. Nuk më shqetësoi aspak!

Më pëlqen presioni! Më sillni boksierët që kanë rezultate të mira dhe do ta shikoni. Kur më shikojnë në sy ndryshojnë. E kam me të vërtetë se dua të vdes për fitore! Kam qenë kikbokser, sot jam boksier. Nuk u zgjova një ditë dhe u bëra boksier, kam qenë gjithën jetën time.

Shumë respekt për Çarltonin! E përqafova pas ndeshjes. Por ka gjëra të tjera që duhet të flasim. Ai tha para ndeshjes se do të fshinte dyshemenë me mua.

Mezi pres të kthehen tifozët. Falenderoj dhe Edi Hernin!”, u shpreh pas fitores së shtatë në karrierën si boksier, Florian Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"