“Jam gati për Kazakistanin”, Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 14:06

“Jam gati për Kazakistanin”, Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Humbja e papritur me Lituaninë 0-1 në “Air Albania” ende nuk është harruar nga mesfushori i Shqipërisë Amir Abrashi.
abrashi
Në konferencën e radhës së kombëtares për mediat së bashku me Berat Gjimshitin, futbollisti i Frajburgut deklaroi se ndihet i gatshëm 100% për sfidën me Kazakistanin.

“Dëmtimi – Për momentin jam mirë. S’kam probleme, jam 100% gati.

‘Senator’ – E ndiej që kam shumë ndeshje. Dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time dhe të përforcojmë grupin.

Skema 3-5-2 – Skemat i kam pranuar. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë. Grupi të funksionojë mirë. Ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin.

6 pikë në dy ndeshjet e fundit – Atë me Lituaninë po e vuajmë akoma, besoj dhe lojtarët e tjerë. Të fitojmë tani dhe të mendojmë për Lituaninë.

Maqedonia e Veriut-Kosova – Ishalla fiton Kosova”, u shpreh Amir Abrashi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"