“Jam gati për 3-5-2”, Memolla: Konkurrenca i bën mirë ekipit, sa më shumë alternativa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 14:02

“Jam gati për 3-5-2”, Memolla: Konkurrenca i bën mirë ekipit, sa më shumë alternativa…

Hysen Memolla, mbrojtësi i Kombëtares, doli ditën e sotme në konferencë për shtyp, teksa foli për objektivat e Kombëtares për dy sfidat me Andorrën dhe Francën. Ai theksoi se të gjithë duhet të japin maksimumin, pavarësisht kundërshtarit dhe objektivave.

bandicam 2019-11-12 13-41-26-501

Situata dhe objektivat? “Kemi objektivat tona, ndoshta ka mbaruar ndoshta jo, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe të fokusohemi 100%. Mund të jetë Franca, Greqia apo Andorra, nuk ka rëndësi, me kë do që luajmë duhet të japim më të mirën”.

Preferon 90 minuta me Andorrën apo pak minuta me Francën? “Unë stërvitem në maksimum. Këtë e ka në dorë trajneri, unë do të jap maksimumin bashkë me çunat në çdo rast”.

Konkurrenca? “Konkurrenca është gjë e mirë, sepse ti mund të japësh më të mirën në çdo stërvitje. dhe ndikon në formën tënde. Nuk e shoh si gjë të keqe. Kështu trajneri ka më shumë alternativa. Unë Lenjani dhe Trashi mund t’i japim një dorë të rëndësishme ekipi kombëtare në të majtë. Të gjithë lojtarët duan të shënojnë, por së pari duhet të fitojmë ndeshje dhe të japim maksimumin. Nëse shënoj dhe fiton kombëtarja, ku ka më mirë është një plus”.

Skema 3-5-2? “Kam shumë ndeshje pa luajtur më ketë skema, por po stërvitem. Besoj se mund të luajë në këtë skemë. Kam luajtur më parë me Panuçin. Po mundohem të përshtatem me këtë modul”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"