“Jam dakord me fjalët e Rejës pas ndeshjes”, Starova kritikon tifozët e Kombëtares: Nuk janë ata vendimmarrësit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:44

“Jam dakord me fjalët e Rejës pas ndeshjes”, Starova kritikon tifozët e Kombëtares: Nuk janë ata vendimmarrësit!

Barazimi në sekondat e fundit i Shqipërisë ndaj Islandës në “Air Albania” ka sjellë një zhgënjim të madh në opinionin sportiv, teksa pozitat e Rejës janë lëkundur ndjeshëm.

starova

I ftuar në studion e emisionin “Skaner” në rolin e specialistit, trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova ka kritikuar tifozët e Kombëtares, për vërshëllimat dhe sjelljen ndaj lojtarëve në fundin e duelit. Ndërkohë në lidhje me trajnerin Reja, “Bobi”, tha se ishte dakord me të gjitha që ai tha pas ndeshjes:

“Kisha ndërmend të përmendja 3 gabime të Rejës, por i eliminova dy, pas deklaratës. Sepse tha që Gjasula dhe Abrashi kërkuan ndërrim. Në momentin kur Islandës i doli me të kuq lojtari, aty futej menjëherë një sulmues. Ndoshta Broja apo një tjetër. Me të gjitha të tjerat që ka thënë Reja, jam dakord.

Fundi i Rejës do të ishte edhe me fitore, sepse problemi i tij është mosha. Po i dal kundër tifozëve që vërshëllyen në fund. Jam kundër vërshëllimave. Nuk janë ata vendimmarrësit, vendimet i marrin të tjerët. Unë kam të drejtë të kritikoj tifozët, të mos vërshëllejnë Kombëtaren.  Italia u eliminua dhe nuk shkoi në Botëror, por tifozët nuk bënë kështu si ne në Shqipëri”, u shpreh Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"