“Jam biseksual”, ish-futbollisti brazilian thyen tabunë dhe flet hapur: Kisha frikë të tregoja, këtu i vrasin njerëzit si unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:38

“Jam biseksual”, ish-futbollisti brazilian thyen tabunë dhe flet hapur: Kisha frikë të tregoja, këtu i vrasin njerëzit si unë

Në moshën 39-vjeçare, braziliani Richarlyson ka bërë atë që nuk mund ta bënte gjatë viteve të tij si futbollist: të deklarojë seksualitetin e tij pa frikë. Ish-futbollisti brazilian theu tabunë në emicionin ‘Nos Armarios dos Vestiarios’ duke deklaruar se është biseksual.

27-1-2-784x441-678x381

“Gjatë gjithë jetës sime më kanë pyetur nëse jam homoseksual”, tha ai. “Kam pasur marrëdhënie me meshkuj dhe kam pasur edhe me femra. Unë jam biseksual”.

Kam pasur frikë dhe shumë më kanë thënë që të flas sepse fjala ime do të ndryshojë shumë gjëra, le ta shohim çfarë do të ndryshoj. Ka njerëz që po vdesin për këtë gjë, sepse Brazili është vendi që vret më shumë homoseksualë. Të jesh homoseksual nuk është faj dhe kjo çështje nuk duhet të shkaktojë kaq shumë polemika në botën e futbollit. Por sa vuajtje ka në komunitetin LGBT? Pra, kur luaja, çdo gabim që bëja ishte pesë herë më e rëndë për mua”, u shpreh ish-futbollisti 39-vjeçar.

Presion gjatë karrierës së tij futbollistike – Fituesi i tre kampionateve braziliane, një Kupe Bote për Klube dhe një Copa Libertadores, Richarlyson pësoi ngacmime për shkak të seksualitetit të tij.

Në vitin 2007, trajneri i Palmeiras , Jose Kyrilo Zhunior deklaroi publikisht se Richarlyson ishte homoseksual, gjë që lojtari kishte frikë se do të çonte në një hakmarrje.

IMG_20220625_110850

“Isha gjithmonë unë. Doja t’u tregoja njerëzve se pavarësisht se çfarë thoshin, unë do të jetoja jetën time,” tha Richarlyson .

Ai gjithashtu nuk gjeti mbështetje nga familja e tij, me të cilën duhej të fliste hapur vetëm me një anëtar.

“Unë fola hapur vetëm për seksualitetin tim me nënën time. Babai dhe vëllai im do ta zbulojnë përmes televizionit”, përfundoi Richarlyson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"