“Jam beqare dhe kjo punë ka marrë fund”- Alesia Bami flet për jetën private dhe karakteristikat që duhet të ketë një mashkull për t’i fituar zemrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:42


“Jam beqare dhe kjo punë ka marrë fund”- Alesia Bami flet për jetën private dhe karakteristikat që duhet të ketë një mashkull për t’i fituar zemrën

Moderatorja e “Procesit Sportiv”, Alesia Bami është përfolur gjatë për jetën e saj sentimentale, por ajo është munduar që ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave.

Në një intervistë së fundmi, ajo pranoi që aktualisht është beqare.

 “Që jam single jam dhe kjo punë ka marrë fund (qesh),”- tha Alesia Bami, e ftuar në “Wake Up”.

Duke pranuar se “u bë disa kohë që është single”, ajo u shpreh se ka mbetur vetëm për shkak se ka shumë pretendime për meshkujt.

Ndërsa renditi disa nga karakteristikat që një mashkull duhet të ketë për ti fituar zemrën.

“Kam shumë pak kandidatë (modestia). Ndaj kam ngelur single se kam pretendime. Janë shumë pretendime, shumë gjëra. Duhet të jetë i gjatë, simpatik, të ketë karakter shumë të fortë, i sinqertë, duhet të më vlerësojë dhe të më respektojë. nuk duhet të jetë i mërzitshëm. Kam disa kohë single. Mbase vjen momenti që vijnë të gjitha bashkë. Pse bëni sikur kam ngel në derë,”– rrëfeu moderatorja.

 /Panoramaplus.al

  




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com