“Jam bashkuar me Tiranën në kohën e duhur”, sulmuesi bardheblu: Më ka kërkuar Partizani, por nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:52

“Jam bashkuar me Tiranën në kohën e duhur”, sulmuesi bardheblu: Më ka kërkuar Partizani, por nuk…

Mario Morina pasi kishte luajtur për shumë vite me Tiranën në të kaluarën, vendosi që të rikthehet te bardheblutë në merkaton e janarit.mario-morina

Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi është shprehur se Tirana do e fitojë titullin këtë sezon dhe e mira do të ishte ta fitonin në fushë

“Normalisht që jemi të gëzuar që do rikthehet futbolli, pasi nuk rrihet kështu.  Të rrish kaq shumë larg nuk është aspak e lehtë.

Gjithmonë kur jam kthyer te Tirana jam kthyer në momentet e duhura. Edhe në të kaluarën edhe këtë vit. Më mirë do ishte që ta fitojmë titullin në fushë. Në do i bëjmë hyzmetin gjithçkaje. Jam i bindur që do e fitojmë titullin dhe do jem në fushë.

Me Bathën njihemi që shpejt dhe më është bërë shumë qejfi kur ai shënoi në derbi.  Kur Partizani ka pasur drejtues edhe trajner të rinj kam pasur oferta, por nuk ishin rrethanat që ta bëja këtë.

Përderisa u riktheva te Tirana, shpresoj që të qëndroj këtu për shumë gjatë. Thirrjen e Tiranës në merkato nuk mund ta refuzoja.

Egbo? Mund të them se e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, pasi ka shumë vite këtu. Ka ditur si të menaxhojë shumë mirë grupin dhe kanë ardhur edhe rezultatet.”, u shpreh Morina për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"