“Ja si më bëri për vete”- Volejbollistja rrëfen romancën që fshihet pas pozave “hot” me Erion Zeqirajn: Nëse do jemi kaq të lumtur, martesa …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 19:26

“Ja si më bëri për vete”- Volejbollistja rrëfen romancën që fshihet pas pozave “hot” me Erion Zeqirajn: Nëse do jemi kaq të lumtur, martesa …

Dy volejbollistë shtatlartë, që e kanë vulosur romancën e tyre të bukur me një set fotosh sa sensuale, po aq dhe intime. Modelja Blerta Ligaj rrëfen për “Panorama Plus” historinë personale se si ra në dashuri me kolegun e saj, për të cilin nuk e kishte idenë që ka qenë protagonist i “Big Brother”.

Duke e konsideruar të dashurin si lojtarin e pashëm që i fiton garat në çdo fushë të jetës, Blerta zbulon detaje nga lidhja e tyre, tashmë publike.

Foto sensuale me Erion Zeqirajn. Nëse do të zgjidhje fjalët për ta përshkruar këtë set sensual, cilat do të ishin?

Realizimi i këtij fotosesioni ishte i rastësishëm. Isha duke realizuar disa foto për një reklamë me fotograf Ledian Rocin. Në fund të fotosesionit, duke bërë shaka me Erionin, bëmë disa shkrepje, por kur i pamë, na pëlqyen si foto. Fjalët me të cilat do ta pershkruaja janë “funny and love”.

Keni realizuar foto hot, që në “Instagram” po zbuloni vetëm majën e ajsbergut, pra ka më shumë zhveshje se kaq?

Nuk di nëse do ta quaja majën e ajsbergut apo fundin e ajsbergut, por ne kemi zbuluar atë që na duket normale për të zbuluar (qesh).

Jepni shumë mesazhe dashurie në përshkrimet e fotove tuaja. Si ndodhi që u dashurove me Erionin, ç’të tërhoqi tek ai?

Erioni është një djalë i pashëm dhe normalisht që tërheq vëmendje, ashtu siç më terhoqi dhe mua. Veç pamjes së jashtme është një djalë i sjellshëm, i edukuar, i përkushtuar. Besoj mjaftojnë kaq vlera për ta bërë një njeri për vete.

Në foto shihet se ai ka ekspozuar ndonjë tattoo. Po ti, ke te tilla dhe të pëlqejnë?

Nuk është se kam aktualisht tattoo, por në një të ardhme e mendoj të kem. Tek Erioni më pëlqejnë tatuazhet e tij.

Çfarë ju bën të veçantë si çift sportistësh që jeni, kjo do të thotë që dashurinë e merrni me sportivitet, apo jeni më striktë se të tjerët?

Jemi të dy shumë të gjatë (qesh). Normalisht jemi tipa sportivë, por unë më të shumtën e kohës mundohem të jem më strikte, pasi Erioni e merr çdo gjë me sportivitet.

Të pëlqen më shumë Erioni që sheh në një punë zyre, në studion e lajmeve apo në një studio televizive?

Më pëlqen më shumë Erioni me kostum sportiv (qesh). Normalisht, në televizion më pëlqen mënyra se si komportohet, por do doja ta shikoja në një emision argëtues, më shumë sesa me kostumin e lajmeve.

E ke ndjekur kur ka qenë lojtar i “Big Brother” dhe ç’mendon për atë eksperiencë jetësore të tij?

Nuk është se jam një fanse e rregullt e “Big Brother”. Madje, kur e kam njohur në fillim, nuk e dija që kishte qenë pjesë e këtij “realityshow”. Besoj do ketë dalë me sukses edhe aty, por nuk do marrë më pjesë (qesh).

Si fotomodele, deri ku do të doje të arrije me pozat e tua?

Do arrij deri kur disa poza të jenë vetëm ekskluzivitet i Erionit.

Kështu siç e keni nisur, do të martoheni besoj.. Keni bërë plane të tilla?

Mua më pëlqejnë që gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nëse do të kalojmë kaq mirë e do jemi kaq të lumtur si tani, martesa është thjesht formalitet.

Duke qenë se ai punon edhe për spektaklin e “Miss Universe”, je tip që xhelozohesh dhe a ke një mesazh personal për vajzat që e jetojnë me ankthin e tradhtisë lidhjen e tyre?

Kur një gjë është e imja, është imja. Nuk e di nëse kjo është xhelozi apo diçka tjetër. E kam bezdi t’i ndaj gjërat e mia me dikë tjetër (Qesh) . Sa për vajzat që jetojnë me ankthin e tradhtisë, do t’i këshilloja të rrinë të qeta, se nëse diçka ka për të ndodhur, do të ndodhë, edhe sikur të rrini me stres dhe ankth. Nuk besoj se bëjnë mirë të mendojnë këtë, sesa të shijojnë momentet me partnerin. Nëse partneri e mendon ose do ta bëjë këtë gjë, është i rritur, i vaksinuar dhe t’i marrë vetë parasysh pasojat. Shpresoj t’i ketë ndihmuar kjo këshillë e imja.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"