Ja si lindin rekordet e Ronaldos, portugezi fenomen falë… gjumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 11:16

Ja si lindin rekordet e Ronaldos, portugezi fenomen falë… gjumit

Me “mjekrën” si tallje për Leon: sepse tani është ai festimi që ka rëndësi, sepse tani vlen gjithçka më shumë, sepse një hap përpara Mesit tani qëndron Kristiano Ronaldo. CR7 ka “thyer” në dy akte të Botërorit rivalin e tij: të parin e interpretoi ai vetë (tripletë ndaj Spanjës, që e bëri të thyejë rekorde të mëtejshme); të dytin “Pleshti” me penalltinë e humbur ndaj Islandës. PELE

kristiano ronaldo

S’REZISTON – Rivaliteti vazhdon, goditje pas goditjesh. Brenda një nate, e në tripletën e tij të parë “Botërore” (të 51-ën në karrierë), Kristiano ka “skalitur” rekorde të tjerë: është lojtari i katërt që shënon në 4 edicione të ndryshme të Kupës së Botës (nga 2006-a në 2018- ën) pas Pelesë, Zelerit dhe Kolzes. Në moshën 33 vjeç e 130 ditë është lojtari më i moshuar që ka realizuar një tripletë në një Botëror; me 84 gola është lojtari europian me më shumë gola, së bashku me Pushkashin, në kombëtare. TRUPI – Kristiano fluturon si një djalosh: ndoshta ndonjë problem me fiskun, por kurrë me fizikun: “Kam besuar gjithmonë te vetja”. Të besosh në vetvete, do të thotë edhe të kurosh veten. Kristiano është shumë aktiv në rrjetet sociale: shpeshherë publikon fotografitë e vakteve. Mëngjes me proshutë, djathë, tost me avokado, jogurt dhe fruta të thata.

ronaldo

Duke evituar gjithçka që mund të jetë e dëmshme për trupin si alkooli, pijet me sheqer dhe ushqimet e ambalazhuara. “Bacalhau a braz” është pjata e tij e preferuar, ndërsa në mbrëmje preferon proteinat. Verë? Një gotë në javë, maksimumi. KURA? 90′ ME

SY MBYLLUR Në vilën e tij luksoze ka një sallë për krioterapi (terapi në temperature të ulëta) dhe një rit, atë të fjetjes të mësuar nga Nik Litëllhejls, mjekut të gjumit. Të dy janë njohur gjatë një stërvitjeje te Reali. Kura? Pesë seanca gjumi gjatë ditës prej 90′, një garë me sy mbyllur. Dhe në dhomë nuk lejohen celularët e tabletat, që mund të alternojnë qetësinë. E sikur të mos ishte Botërori i fundit?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"