Ja si e përshkruajnë skocezët në revistën e ndeshjes Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 20:09

Ja si e përshkruajnë skocezët në revistën e ndeshjes Shqipërinë

Për pjesën më të madhe të skocezëve deri para pak kohësh futbolli shqiptar njihej me historinë famshme të mjekrës së Dani MkGrain, si dhe nga ish ylli i Sëltikut, Rudi Vata. Në rastin e parë bëhet fjalë për ish-lojtarin e Sëlltikut, Dani MkGrain, ku në vitin 1979 skuadra skoceze u ndesh në raundin e parë me Partizanin në Tiranë për Kupën e Kupave.

deni mkgrein

(Deni MkGrein, i njohur për mjekrën e tij të famshme)

Bëhet fjalë për kohën e diktatorit Enver Hoxha, ku mjekra ishte e ndaluar. MkGrain ishte i gatshëm që të ta hiqte mjekrën e tij të famshme vetëm që të mos shkaktonte incident diplomatik. Por rasti tij nuk u pranua nga autoritetet skoceze, duke mos e marrë përsipër rregullin e Shqipërisë dhe falë zotit mjekra më e famëshme në Skoci mbeti e pa prekur.

rudi vata seltik

(Rudi Vata me fanellën e Sëltikut)

Por, me gjithë atë që ndodhi me mjekrën e MkGrain, Sëlltiku nuk mundi ta shmangte humbjen 1-0 nga Partizani në Tiranë. Por skocezët e kthyen rezultatin në ndeshjen e dytë duke fituar 4-1 në “Celtic Park” dhe duke vijuar më tej. Por që nga ajo kohë futbolli shqiptar ka bërë shumë përpara si në rang klubesh, si dhe me Kombëtaren ku u kualifikuan në Europianin e vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"