Ja sa miliardë euro baste parashikon UEFA për Euro 2016

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 29, 2016 | 15:50

Ja sa miliardë euro baste parashikon UEFA për Euro 2016

Bastvënësit në të gjithë botën do të shpenzojnë 60 miliardë euro gjatë kohëzgjatjes së Euro 2016 për takimet e këtij aktiviteti. Sipas “France Football”, ky është parashikimi që UEFA ka bërë për Evropianin, duke u bazuar vetëm në shifrat zyrtare që i ofrohen nga kompani apo autoritetet e vendeve të ndryshme.

dc020824-2e40-4157-812a-814b7258f347

Për momentin, janë publikuar vetëm shifrat zyrtare në Francë, nga kompanitë e monitorimit të basteve sportive, ARJEL dhe FDJ, të cilat kanë bërë të ditur se në territorin francez, deri tani janë hedhur 197,7 milionë euro baste. Kjo përbën një rritje të ndjeshme të shifrave të shpenzuara për aktivitetet futbollistike në Francë, duke llogaritur se për Botërorin 2014, u hodhën në total vetëm 109 milionë euro.

Nga shifrat e publikuar nga autoritetet franceze, del se 95,7 milionë euro janë vënë baste nëpërmjet kompanive online, ndërsa 22,5% e kësaj shume është vendosur live.

Sfidat për të cilat janë hedhur më shumë baste janë ajo e hapjes së Euro 2016 mes Francës dhe Rumanisë si dhe dueli Portugali-Islandë, për të cilat janë vendosur 9,2 mln euro. Dueli i tretë më i kuotuar është sfida mes Francës dhe Shqipërisë, për të cilën janë hedhur 8,4 milionë euro baste.

Më poshtë janë tabelat e të gjitha ndeshjeve të luajtura deri tani në Euro 2016 dhe shifrat përkatëse të basteve të hedhura në territorin francez:

faza ne grupe

faza 1-8






www.minuta90.com