“Ja përse gabova para portës”, Bardhi: Barazimi me Tiranën erdhi për fajin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 23:30

“Ja përse gabova para portës”, Bardhi: Barazimi me Tiranën erdhi për fajin tonë

Futbollisti i Partizanit Jurgen Bardhi shprehet pas sfidës se barazimi me Tiranës erdhi për faj të të kuqve.
 Për “Supersport”, ai foli dhe për rastin e humbur ndaj Tiranës duke thënë se është futbollist, i cili luan me topin pranë dhe nuk shfrytëzon sprintin.

bandicam 2020-07-10 23-17-52-207

Në lidhje me sezonin jo të mirë, Bardhi shtoi se dëmtimi i marë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve në verë nuk e ka lejuar që të japë maksimumin me Partizanin.

“Barazimi – Sinqerisht, duhej ta fitonim ndeshjen. Kishim më shumë dëshirë se Tirana. Lojtarët dhanë gati 100%. Tirana s’e meritoi barazimin.

Rasti i humbur – E kam problem. E mbaj topin shumë afër, nuk e shtyj shumë topin për të qenë i shpejtë.

Ndeshja – Edhe për mirë, edhe për keq. Barazimi erdhi për fajin tonë, jo për meritë të Tiranës. Kemi gabuar shumë në kampionat.

Sezoni i Bardhit – Nga gushti deri në mars kam luajtur i dëmtuar. Nuk kam qenë gati 100%. Pastaj dhe rezultatet jo të mira, dhe ndryshimi i trajnerit. Mendoja të bëja më mirë, por gjërat ndonjëherë shkojnë ters.

Partizani – Ne gjithmonë kemi patur harmoni. Edhe trajneri është trembur nga koronavirusi. E shfaqëm shumë mirë veten në lojë.

Rasti i humbur – Nuk jam lojtar që e shtyj topin dhe eci. Po shikoja dhe portierin. Në momentin që erdhi Doka e kuptova shumë vonë, po bëhesha gati të gjuaja”, deklaroi Jurgen Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"