Ja kush e paralajmëroi në “Panorama Sport” dy ditë më parë “gjëmën” e Skënderbeut….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 23:10

Ja kush e paralajmëroi në “Panorama Sport” dy ditë më parë “gjëmën” e Skënderbeut….

Skënderbeu rrezikon të marrë një vendim drastik nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFAs, dhe lajmi u zbulua ekskluzivisht nga “Panorama Sport”. Por, në një intervistë për gazetën të 2 ditëve më parë, ishte ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani, që në një intervistë ekskluzive e paralajmëroi diçka të tillë, për një dënim 10-vjeçar.

skenderbeu1

Flitet për dënim që pritet të vijë për një klub shqiptar nga UEFA, ndërkohë që Skënderbeu pret një vendim të CAS-it për çështjen e titullit të hequr nga Etika e FSHF-së. A keni ndonjë informacion për këto meqenëse ndoshta keni ende lidhje në UEFA?

Në fakt, lajmi se në CAS po zhvillohet një proces për titullin e hequr nga etika e Skënderbeut, më ka çuditur pa masë. Kjo, sepse Kodi i Etikës së FSHF përcakton se apelimi i vendimeve të Komisionit të Etikës, bëhet në Komisionin e Apelit të FIFA-s. Duke ditur që shkallët e gjykimit përgjithësisht nuk mund të kapërcehen, them se në qoftë se sot po zhvillohet një proces në CAS, kjo do të thotë që ne nuk qenkemi informuar se në Komisionin e Apelit të FIFA-s, ky proces do të jetë humbur. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë veprimi juridikisht gjenial i juristëve të çiftit FSHFSkënderbeu për dërgimin e procesit direkt në CAS.

Koha do të na tregojë për të vërtetën e këtij procesi, por dhe për performancën e përfaqësuesve të FSHF-së në të. Sa për fjalët për një dënim të pritshëm për një klub shqiptar, kam dëgjuar se dënimi duhet të kishte mbërritur në janar, por meqë klubet ishin të zënë me asamblenë, menduan ta shtyjnë për më vonë.

Emri i klubit mbahet shumë konfidencial, por thuhet se dënimi qenka 10- vjeçar së bashku me një gjobë shoqëruese prej një milion eurosh. Them se asgjë nga këto s’është e vërtetë. FSHF, me siguri, nuk do të na kishte lënë në errësirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"