“Ja e vërteta e festimit me Lerdën”, Jasir Asani: Problemet i kam lënë pas, e mbaj shumë topin sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 20:41

“Ja e vërteta e festimit me Lerdën”, Jasir Asani: Problemet i kam lënë pas, e mbaj shumë topin sepse…

Lojtari më i mirë në sfidën mes Partizanit dhe Laçit u shpall Jasir Asani, i cili shënoi dhe golin e vetëm të takimit, duke i dhënë edhe fitoren të kuqve.

jasir asani

Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, Asani u shpreh se tashmë problemet brenda klubit janë lënë anash, dhe lojtarët po mësohen me ndryshimet në skemë të bëra nga trajneri i ri, Franko Lerda.

Ktheheni dhe jeni deciziv…

Trajneri është i ri, dhe mendoi të ndryshojë skemën e lojës. Jemi mësuar 4-3-3, ose 4-4-2, dhe kemi pasur pak probleme, por besoj se jemi ambientuar tani me këtë skemë.

Festa me Lerdën…

Para ndeshjes më tha që do shënosh patjetër gol, kjo ndeshje është e jotja. Dhe unë i thashë se do shënoj, e do e bëj punën si di vetë.

Mendoni se janë lënë pas të gjitha problemet me trajnerin apo diçka tjetër?

Mendoj se problemet kanë kaluar, jemi si një familje, dhe janë ndarë tani. Brenda klubit janë ato probleme, por tani i kemi lënë anësh. Do jap më të mirën këtë vit.

Kartonin e verdhë e more për protestë apo ndërhyrje?

Nuk e di as vetë pse e mora kartonin, por besoj për protestë. Nuk ishte faull për karton ajo. I kërkoj falje arbitrit për reagimin tim. Unë e bëra gabimin që reagova ashtu, ndoshta edhe ai nuk e pa rastin mirë.

Duke pasur probleme me trajnerin, dhe ai të tha se kjo ishte ndeshja jote, kjo është diçka pozitive. Sot ishe i gjithanshëm në fushë, sepse ndonjëherë e tepron me mbajtjen e topit dhe kapriçot në fushë. Mendoj se duhet të jesh stabël dhe pikënisja e sulmit të Partizanit…

Edhe unë mendoj ashtu, por kur je në ndeshje dhe mendon të japësh maksimumin për ekipin, mund ta mbaj edhe pak më shumë për ekipin. Mos të harrojmë që vitin e kaluar kemi qenë një treshe përpara, me Bardhin dhe Malën, por tani ka ardhur një trajner i ri dhe duhet të përshtatemi me skemën e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"