Izraeli publikon listën për Shqipërinë, bën pjesë edhe Zahavi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 21:33

Izraeli publikon listën për Shqipërinë, bën pjesë edhe Zahavi

Përfaqësuesja e Izraelit, ka bërë publike edhe listën me 25 futbollistë, të grumbulluar për sfidën ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve, më 7 shtator, si dhe për atë miqësore ndaj Irlandës së Veriut, 4 ditë më vonë.

shqiperi izrael

Nuk mungon ai që i shkaktoi aq shumë probleme Shqipërisë, në përballjen e fundit me Izraelin në Elbasan, Eran Zahavi, si dhe emra të rëndësishëm në mesfushë janë Biram Kajal i ekipit anglez të Brajtonit, si dhe Bibras Natço i Olimpiakosit.

LISTA E PLOTË

Portierë:

Ariel Harosh (Hapoel Beer Sheva), Gi Haimov (Makabi Haifa), Deni Amos (Makabi Netania).

Mbrojtës:

Taleb Tauatha (Frankfurt), Samuel Shaiman (Hapoel Be’er Sheva), Ben Biton (Hapoel Be’er Sheva), Luis Taha (Hapoel Be’er Sheva), Shir Tzedek (Hapoel Be’er Sheva), Ayed Abissinian (Makabi Haifa) , Eli Dasa (Makabi Tel Aviv), Eitan Tibi (Makabi Tel Aviv), Niso Kapioluto (Hapoel Haifa).

Mesfushorë:

Dan Ajnbinder (Hapoel Beer Sheva), Dor Miça (Makabi Tel Aviv), Dan Glaser (Makabi Tel Aviv), Dor Perez (Makabi Tel Aviv), Maksim Falkushçenko (Hapoel Haifa), Manor Solomon (Makabi Petah Tikva), Biram Kajal (Brighton), Bibras Natço (Olimpiakos).

Sulmues:

Eran Zehavi (Guangzhou R&F), Tomer Hemed (QPR), Monas Dabur (RB Salzburg), Alon Turgeman (Austria Viena), Dia Saba (Makabi Netania)

Izrael.-Lista.





www.minuta90.com