Izraeli nuk diskutohet , Shqipëria e pandalshme. Vajzat kuqezi sigurojnë fazën finale të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 19:09

Izraeli nuk diskutohet , Shqipëria e pandalshme. Vajzat kuqezi sigurojnë fazën finale të Europianit

Kombëtarja e femrave në volejboll arriti një fitore të madhe sot, në ndeshjen e katërt në grupin B, në divizionin e argjendtë të Ligës së Europës. Pas fitores në Izrael, vajzat shqiptare fituan edhe në tokën shiptare, teksa në sallën e lojërave “Feti Borova”, fituan 3-1 me sete.

shqiperia volejboll

Seti i parë ishte i ekuilibruar, por në fund vajzat kuqezi u shkëputën dhe fituan me dy pikë diferencë, me shifrat 25-23. Seti i dytë është tërësisht për vajzat kuqezi, që luajnë më të lirshme dhe kanë një epërsi të dukshme në parket, duke u shkëputur që në fillim dhe fitojnë 25-19.

Edhe seti i tretë është po ashtu i ekuilibruar, por në fund sheh izraelitet fituese, me shifrat 29-27. Por në setin e katërt Shqipëria zgjohet dhe nuk toleron, shkëputet që në fillim dhe fiton me lehtësi 25-16 dhe krejt ndeshjen 3-1. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria siguron kalimin në fazën finale të Divizionit të ARgjendtë, me shpresën për të luajtur pas një viti në Divizionin e Artë.

Shqipëri – Izrael, 3-1 (25-23, 25-19, 27-29, 25-16)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

IZRAELI: Dudockin, Kopilovitch, Stein, Jaloba, Goffer, Lander, Malik, Zilberman, Matviyenko,  Marmen, Lahav, Ganah. Trajner: Giuseppe Cuccarini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"