Ivan Perisiç zyrtarisht një “ujk”, kalon te Volfsburgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2013 | 13:30

Ivan Perisiç zyrtarisht një “ujk”, kalon te Volfsburgu

Mesfushori Ivan Perisiç nuk është më lojtar i Dortmundit. 23-vjeçari kroat u transferua zyrtarisht te skuadra e Volfsburgut. Kartoni i tij u ka kushtuar “ujqërve” 7.5 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2017. Perisiç do mbajë veshur fanellën me numrin 9. Njëkohësisht kjo blerje ka qenë transferimi më i shtrenjtë për momentin. “Isha i pakënaqur te Dortmundi. I vetmi shkak i këtij transferimi është mosaktivizimi i shpeshtë te verdhzinjtë. Shpresoj që në finale të kupës të përballem me Dortmundin”, – tha Perisiç pas prezantimit. Pas këtij transferimi menaxheri i Volfsburgut, Klaus Alofs, ka përshëndetur lojtarin, por edhe ka reaguar ndaj kritikave të Bernd Shusterit, i cili pat deklaruar se Alofs pati bërë lojë të pistë me të. “Në momentin që bëra gati valixhet për të shkuar te Volfsburgu, menaxheri Alofs ma komunikoi në telefon me sms tërheqjen. U mundova të flisja, por ai nuk ma hapi më telefonin”, – dëshmon Bernd Shuster, ndërsa Alofs i përgjigjet: “Ne nuk kishim në listë vetëm Shusterin. Tregu është i hapur, ndërsa Heking zgjedhja e duhur për ekipin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"