Iuliano shpërthen pas largimit nga Partizani: Ndeshje të dyshimta, në Shqipëri të gjithë vinin baste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 15:08

Iuliano shpërthen pas largimit nga Partizani: Ndeshje të dyshimta, në Shqipëri të gjithë vinin baste

Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka folur në një intervistë për median italiane ““Casa Baggio”. Përveç shumë temave mbi karrierën e tij ai ka folur edhe për eksperiencën e tij në Shqipëri.

Juliano Partizani

Kur u pyet se pse eksperienca te Partizani me Moxhin u mbyll para kohe ai dha një përgjigje nga e cila kuptohet se eksperienca këtu nuk i ka pëlqyer shumë.

Iuliano

“Që në fillim kisha dyshimet e mia nëse duhet ta pranoja apo jo këtë ofertë, dhe gjatë punës aty kuptova që parandjenjat e mia ishin të sakta. Sepse, për fat të keq, lejohet që futbollistë, drejtues dhe presidentët vendosin baste për ndeshjet. Kjo gjë më bëri të kisha shumë vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punoja seriozisht. Sipas meje ka patur ndeshje të dyshimta”, deklaroi italiani.

Trajneri foli edhe për të ardhmen e tij dhe ofertat në drejtim të tij.

“Së fundmi, kam marrë disa oferta nga Seria B dhe C. Dua të përgatitem që të kthehem në nivelin më të lartë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"