Iuliano: Jam kundër zgjidhjes së Francës, po shohim një De Ligt juventin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 18:11

Iuliano: Jam kundër zgjidhjes së Francës, po shohim një De Ligt juventin

Ish-futbollisti i njohur i Juventusit dhe ish-trajneri i Partizanit Mark Iuliano është shprehur kundër zgjidhjes që Franca i dha kampionatit duke e mbyllur përfundimisht këtë sezon.
Iuliano2-470x264
Në një prononcim për “Radio Bianconera”, ish-qendërmbrojtësi italian u shpreh pro vazhdimit të kampionatit. Ai foli dhe për mbrojtësin holandez të Juventusit Matijs De Ligt, i cili, sipas Iulianos, po ndihmohet shumë nga ambjenti bardhezi.
FBL-FRA-LIGUE1-MONACO-PSG

“Vazhdimi i kampionatit italian – Në këtë moment po shfaqet një rreze shprese për të vazhduar. Ekipet kanë filluar të përgatiten dhe shpresojmë që të rifillojë sezoni. Ndonjëherë, deklaratat si ajo e Ministrit të Sporteve nuk janë gjëja më e mirë. Duket se më vonë ai e ka kuptuar që nuk mund të thotë gjëra të tilla (mbyllja e parakohshme e kampionatit). Sigurisht, shëndeti është parësor, por nëse lejon njerëzit të shkojnë në parqe, për ata që stërviten në stadiumë janë më të sigurtë. Jam gjithmonë kundër asaj që bëri Franca. Tani fjalët duhet t’i lënë vendin veprave.
de ligt
De Ligt – Ai është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit. Ajaksi është një fabrikë talentesh, por ndonjëherë grupi nuk ekzaltohet. Ai ka shumë talent dhe mund të kishte shkuar te Barcelona apo te ndonjë ekip tjetër. Te Juventusi duhet të përshtatesh sepse vendoset shumë presion ndaj teje. Prania e Demiralit e ndihmoi shumë De Ligtin. Tani po shikojmë një De Ligt të Juventusit”, deklaroi Iuliano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"