“Iu riktheva futbollit për të ndryshuar imazhin tim”, Mazrekaj: Shpëtim Duro më dërgoi te Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 16:05

“Iu riktheva futbollit për të ndryshuar imazhin tim”, Mazrekaj: Shpëtim Duro më dërgoi te Laçi

Futbollisti i Laçit Mentor Mazrekaj u shpreh se është kthyer të luajë sërish futboll për të ndryshuar imazhin e tij si lojtar i padisiplinuar, pavarësisht talentit që ka.
mazrekaj
Për “Gol pas goli” në “Supersport”, Mazrekaj zbuloi se nuk e kishte menduar ndonjëherë të luante te Laçi dhe se tekniku Shpëtim Duro i sugjeroi të shkonte atje.

“Kam patur një kohë të gjatë, s’kisha mendje të filloja të luaja futboll. Fillova avash me Cungun dy ndeshje nga 10 minuta. Këtë ndeshje luajta nga 45 minuta. Nuk e kuptoj pse nuk po na ecën, besoj se jemi në ngërç. Besoj do zhbllokohemi.

Është një Andi Hasani, ai e ka bërë ‘no Mença no party’. Në Shqipëri më duan shumë, besoj se mund të kthehem ia lëmë kohës.

Mendoj se kam ardhur në Shqipëri për të ndryshuar imazhin tim që kanë njerëzit, se dinë pse e kanë. Është e vështirë ky problemi i liderëve te Laçi. Po të luaj akoma më shumë, mund të bëhem lider.

Derbi – Ishte ndeshej vakët, ngarkohen shumë lojtarët dhe ka pak cilësi.

Laçi – Ishte kërkesë e profesorit Duro, se kisha menduar se do vija këtu. Ai më tha shko atje”, deklaroi Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"