Iu refuzua hyrja në Australi, Novak Xhokoviç kryen lëvizjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 11:25

Iu refuzua hyrja në Australi, Novak Xhokoviç kryen lëvizjen e radhës

Novak Xhokoviç u refuzua në aeroportin Tullamarine të Melburnit, por do të qëndrojë në Australi deri të hënën. Dita në të cilën është caktuar seanca e apelimit pas ankesës së paraqitur nga avokatët e tenisit serb.

XHOKOVIC 1

Për këtë arsye, dëbimi nga territori australian është pezulluar. Numri 1 në botë është transferuar në një hotel, ku do të kalojë karantinën.

E gjitha kjo është që të ketë zgjidhjen përfundimtare të çështjes që ka kapur botën e tenisit dhe më gjerë. Avokatët e Xhokoviçit kanë marrë një urdhër të përkohshëm që ndalon autoritetet ta dëbojnë atë të paktën deri të hënën.

Dhe avokati Kristofer Tran, tha se qeveria nuk ishte kundër kësaj. Avokatët e sportistit do të kenë kohë deri të shtunën në orën 14:00 për të paraqitur provat dhe kërkesat për përjashtim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"