Iu refuzua hyrja në Australi, avokatët e Xhokoviç zbulojnë pse tenisti numër 1 në botë mori vërtetim mjekësor që e përjashtonte nga vaksina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 12:16

Iu refuzua hyrja në Australi, avokatët e Xhokoviç zbulojnë pse tenisti numër 1 në botë mori vërtetim mjekësor që e përjashtonte nga vaksina

Avokatët e ylli të tenisit, Novak Xhokoviç kanë zbuluar arsyen pse sportisti nuk mund të kryente vaksinën anti-Covid para lojës në Australia Open.

XHOKOVIC

Sipas BBC-së, tenisti numri 1 në botë kishte një përjashtim për të kryer vaksinën dhe për këtë kishte marrë edhe vërtetim shëndetësor për të hyrë në Australi pasi kishte kaluar infeksionin nga Covid-19 më 16 dhjetor.

Kështu kanë zbuluar avokatët e tij në dokumentet e drejtuara gjykatës.

Pjesëmarrja në Australia Open bën që të gjithë të jenë të detyruar për t’u vaksinuar, por Xhokoviç ishte toleruar për arsye mjekësore. Kjo shkaktoi një valë reagimesh dhe sportistit iu pezullua hyrja në vend.

Avokatët e Xhokoviçit kanë marrë një urdhër të përkohshëm që ndalon autoritetet autraliane ta dëbojnë sportistin të paktën deri të hënën.

Dhe avokati Kristofer Tran, tha se qeveria nuk ishte kundër kësaj. Avokatëve të sportistit iu dha kohë deri të shtunën në orën 14:00 për të paraqitur provat dhe kërkesat për përjashtim./BBC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"