Iu mor vendi i titullarit nga Teo Hernadez, flet Rodrigez: Gjithmonë dua të luaj, gjithçka mund të ndryshojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 19:49

Iu mor vendi i titullarit nga Teo Hernadez, flet Rodrigez: Gjithmonë dua të luaj, gjithçka mund të ndryshojë

Rikardo Rodrigez ka hyrë në sezonin e tij të tretë me Milanin, teksa në dy sezonet e mëparshme ka arritur të zhvillojë 92 paraqitje në të gjitha kompeticionet.rodrigez

Megjithatë ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin zviceran, i cili tashmë nuk është më një titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë.

Teo Hernandez i cili mbërriti në merkaton e verës, është planifikuar të jetë titullar për kuqezinjtë në sezonin e ri, teksa i ka nisur nga minuta e parë tre ndeshjet e fundit. Thuhet se Rodrigez po mendon largimin e tij nga kuqezinjtë, për shkak se kërkon të jetë titullar.Milan-il-futuro-di-Ricardo-Rodriguez-nelle-ultime-di-calciomercato-offerta-di-30-milioni-del-Psg

Për këtë ka folur edhe vetë mbrojtësi, i cili në një intervistë është shprehur: “Fakti që unë nuk kam luajtur në tre ndeshjet e fundit, nuk do të thotë asgjë. Gjithçka mund të ndryshojë. Nuk mund t’iu them se si do të vazhdojë karriera ime. Por mund të them se jam një lojtar që gjithmonë dëshiron të luajë.”, u shpreh mbrojtësi zviceran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"