Iu mor vendi i titullarit nga Ikardi, Edison Kavani drejt kalimit në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 19:31

Iu mor vendi i titullarit nga Ikardi, Edison Kavani drejt kalimit në Madrid

Edison Kavani po kalon një moment të vështirë te PSG-ja këtë sezon, teksa po ngroh stolin në shumicën e ndeshjeve.kavani

Forma e shkëlqyer që po kalon Mauro Ikardi, ka bërë që sulmuesi uruguaian të mos jetë më një titullar në ekipin e Tuhel dhe për këtë arsye ka filluar të mendojë largimin për në janar.

Nuk mungojnë interesimet në drejtim të futbollistit, teksa sipas asaj që shkruan “AS” lojtari pëlqehet shumë nga Atletiko Madridi. Ekipi i Simeones po vuan në sulm këtë sezon, dhe tekniku argjentinas i ka kërkuar drejtuesve transferimin e Kavanit në janar.

Drejtuesit do të mundohen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit dhe shumë shpejt pritet të nisin bisedimet me klubin parisien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"