Iu mohua fitorja, Florian Marku zbulon ndeshjen e tij të radhës: Më shikoni në datën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2020 | 14:19

Iu mohua fitorja, Florian Marku zbulon ndeshjen e tij të radhës: Më shikoni në datën…

Boksieri shqiptar Florian Marku zbuloi për fansat e tij se do të kthehet sërish në ring të duelojë në 30 janar të vitit të ardhshëm. 28-vjeçari nuk e ndali indinjatën pas ndeshjes së të shtunës me Xhemi Stjuart, ku verdikti final ishte barazim duke shprehu zhgënjim për faktin se sfida duhej të akordohej fitore për të.
flroian marku
Marku zbuloi gjithçka në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Mesazhi i boksierit Florian Marku në rrjetet sociale

Turp për këtë gjyqtar që ishte dhe gjykatësi i luftës time për vendosjen e një barazimi në rekordin tim pa e merituar atë. Gëzuar për Stewart dhe për historinë e tij frymëzuese asgjë personale me të Zoti e bekoftë ai pervec se duronte Shum goditie skishte asgjë më shumë. Por njerëzit si ky arbitër, nuk na pëlqejnë neve. Kam sakrifikuar shumë vite të jetës sime në këtë sport dhe unë nuk do të lejoj kurr që askush të me ndaloj tja arrji qellimiti. Kjo nuk ishte performanca ime më e mirë, dhe urrejtësit filluan të flasin, por prapëseprapë unë po dominoja të gjithë luftën edhe pa Knockdown. Nuk ka problem kjo më bëri të kuptoj se duhet të Nokautuar këta njerëz pa arritur te piket qe te jem fitues ne mes Te Anglis.Kjo më bën vetëm më të fortë dhe me të uritur se kurrë më parë. Ju nuk mund ta imagjinoni. Më shikoni më 30 janar ne ndeshjene rradhes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"