“Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së parë”, Egbo: Sot ishte më freskët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 19:40

“Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së parë”, Egbo: Sot ishte më freskët…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas kualifikimit të bardhebluve në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Bylisin në gjysmëfinale me rezultatin 2-0. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i 24 herë kampionëve të vendit, u shpreh se me këtë kualifikim iu mbyllën gojën të gjithë atyre që na sulmuan.

eGBO

“Mendoj që me kualifikimin e sotëm, kemi arritur ta bindëm ata që thoshin që e ka lënë Tirana. Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së parë.

Bëmë 2 gola në pjesën e parë. E dinim që Bylisi do të tentonte të shënonte një gol. Ishim duke pritur gabimet e kundërshtarëve. Gabuan në disa raste, por nuk arritëm të shënonim golin e tretë.

Sot ka qenë pak freskët. Ishte shumë ndeshje e vështirë. Edhe vapa bën të vepën. Në ndeshjen e parë, ishte një pjesë e mirë, ndërsa në pjesën e dytë, lodhja, vapa dhe gjërat e tjera kanë ndikuar. Ne jemi munduar ta shpjegojmë, por nuk na kanë kuptuar.

Unë nuk kam objektiv personal. Janë objektivat e ekipit që janë vendosur në fillim të sezonit. Edhe Kupa dhe kampionati kanë qenë objektivat e skuadrës. Unë nuk kam objektiva personal. Ne kemi arritur deri në finale, do të luftojmë për t’a fituar Kupën. Jemi një hap larg. Shpresojmë që në ndeshjen e fundit të japim 100% në fushë për të marrë edhe Kupën.

E ardhmja e skuadrës? Në këto moment po bëjmë dublime. Disa lojtarë janë të lodhur. Kur të mbarojë kampionati do të fillojmë të mendojmë si do të rreshtohet Tirana. Duhet të menaxhojmë energjitë e lojtarëve.

Rekordi i Sulejman Memës? Unë e kam thënë, nuk shoh statistika, nuk kam objektiv. Unë e le çdo gjë në dorën e Zotit. Të japim maksimumin dhe presim atë që do të na japë Zotit. Nuk shikoj çfarë kanë bërë të tjerët.

Konfirmimi nga presidenti Halili? Nuk është koha për të folur tani. Shumica e skuadrës duhet të vazhdojë edhe për sezonin tjetër, sepse ata e kanë sjellë klubin deri këtu. Çdo njeri ka opsionin e vetë. Unë i kam thënë që lojtarët që e kanë sjellë klubin deri këtu, duhet të jenë pjesë e ekipit”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"