I’u grabit shtëpia, presidenti i Fiorentinës gati të ndihmojë Riberinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 18:36

I’u grabit shtëpia, presidenti i Fiorentinës gati të ndihmojë Riberinë

Presidenti i Fiorentinës Roko Komiso është shprehur i gatshëm për të bërë gjithçka për të ndihmuar Frenk Riberin pas grabitjes që ju bë shtëpisë së tij. Francezi përjetoi një moment të vështirë pasi kur u kthye nga Parma ku fitoi 2-1 e gjeti shtëpinë të plaçkitur. Riberi me në postim në rrjetet sociale kërcënoi se do largohej nga Seria A dhe Italia.

riberi

Por presidenti i Fiorentinës Komiso ka treguar gjithë suportin për Riberin. “Jam shumë i zhgënjyer dhe i shokuar me atë çfarë i ka ndodhur Riberisë. Dua ti shpreh të gjithë suportin tim Riberisë dhe familjes së tij. Ne do bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Riberin, që të ndjehet sërish i sigurtë dhe ta kalojë këtë situatë të vështirë.

Jam i sigurtë se familja e Fiorentinës do shprehë solidaritet me Riberin”, tha për uebsajtin zyrtar të Fiorentinës presidenti Komiso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"