Iu deshën 5 Botërorë, Mesi thyen mallkimin në ndeshjen e 1000-të në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 21:03

Iu deshën 5 Botërorë, Mesi thyen mallkimin në ndeshjen e 1000-të në karrierë

Lionel Mesi i ka dhënë sot fund një mallkimi që e përndiqte që kur kishte luajtur për herë të parë në një Kupë Bote, në vitin e largët 2006. Një mallkim që ka marrë fund sot ndaj Australisë, në atë që ishte ndeshja e 1000-të e tij si futbollist profesionist.

mesi

Për lojtarin argjentinas, në çdo Botëror vihej në diskutim aftësia e tij për të drejtuar ekipin për faktin e thjeshtë se nuk shënonte kurrë në fazën me eliminim direkt, atëherë kur yjet marrin mbi shpatulla ekipin dhe zgjidhin situatat.

Por gjithçka mori fund sot, me golin e tij, duke i dhënë avantazhin Argjentinës ndaj Australisë dhe duke e ndihmuar që të kalonte edhe legjendën Diego Armando Maradona në renditjen e të gjitha kohëve. “Pibe D’Oro” është ndalur në kuotën e 8 golave në Botërorë, ndërsa Mesi me golin e sotëm arriti numrin 9.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"