Iu bashkuan Skënderbeut në stërvitje, largohen dy futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 12:06

Iu bashkuan Skënderbeut në stërvitje, largohen dy futbollistët

Portieri Amarildo Çekrezi dhe sulmuesi Mario Zheleku nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut. Lojtarët u stërvitën disa ditë me korçarët, por për arsye të ndryshme nuk ranë dakord për kontratën.
Cekrezi Kastrioti
“Panorama Sport” mëson se Çekrezi, i cili dy sezone më parë ka luajtur me Kastriotin, kërkoi nga klubi garanci për të qenë titullar. Nga ana tjetër, Zheleku i ardhur pas eksperiencës në Greqi me Kallamatën, nuk gjeti marrëveshjen me drejtuesit për të firmosur një kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"