Iu bashkua sot Xherdan Shaqirit, Nejmar e pranon: Kam qarë shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 22:46

Iu bashkua sot Xherdan Shaqirit, Nejmar e pranon: Kam qarë shumë…

Nejmar u kthye sot në fushën e lojës dhe Brazili tregoi se ka lënë pas pa shumë probleme dëmtimin ë pësoi në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Serbisë. Ylli i Brazilit shkëlqeu sot me lojën e tij duke qenë pjesë e fitores 4-1 ndaj Koresë së Jugut teksa shënoi edhe një gol me penallti.

nejmar

Një çlirim për lojtarin pas një periudhe të vështirë, siç ka pranuar ai pas sfidës duke folur për mediat braziliane. “Isha shumë i frikësuar sepse po bëja shumë mirë, pas një sezoni shumë të mirë. Të pësosh një dëmtim si unë është shumë e vështirë. Atë natë dhe ditën tjetër e kalova duke qarë shumë. Familja ime e di, por gjithçka funksionoi. Ia vlente mundi.

Tani është padyshim koha për të shkuar më tej. Ne ëndërrojmë titullin, por duhet të ecim hap pas hapi. Ishte ndeshja e katërt sot, kemi edhe tre përpara. Jemi shumë të përgatitur, me mendjen të përqendruar drejt fitores së këtij titulli”, tha sulmuesi brazilian i cili iu bashkua sot Ronaldos, Mesit dhe Shaqirit si futbollistët e vetëm që kanë shënuar në 3 Botërorët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"