Italiani do të ngasë një “bishë” të re/ “Nuk kisha më instiktin vrasës”, Valentino Rosi: Kam qenë si një k*rvë, ja rivali më i fortë në MOTO GP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2022 | 13:12

Italiani do të ngasë një “bishë” të re/ “Nuk kisha më instiktin vrasës”, Valentino Rosi: Kam qenë si një k*rvë, ja rivali më i fortë në MOTO GP

Valentino Rosi nuk është më pjesë e MOTO GP-së, por arritjet që la pas do të mbeten gjithmonë në mendjen e fansave. Italiani foli për mediat në prag të garës “Fanatec GT”, ku tani do të jetë në drejtimin e një makine dhe jo të një motori.

rosi

Italiani foli për mediat në prag të debutimit të tij, ku sigurisht nuk mund të mos fliste për atë që la pas në MOTO GP.

Tërheqja nga MOTO GP-ja

“Kur je 40 vjeç e kupton që nuk ke më ato instinkte vrasëse siç i kishte në moshën 25 vjeçare. Rreth 10 vite më parë e pyeta veten time nëse do të ndaloja kur të dilja kampion bot apo kur të mos mundesha më.”

Nostalgji për garat?

“Kur futesh në MOTO GP e bën për një qëllim sepse po nget një motor të frikshëm dhe nuk ka kuptim nëse nuk jep maksimumin. Nuk më mungon. Qëndrimi në shtëpi duke mos bërë asgjë do të jetë shkatërrues pas 26 vitesh ku kam shëtitur botën. Në fakt unë kam punuar që të isha një garues makinash. Motorët janë për të rinjtë dhe duhet të kesh kurajon e forcën fizike. Tani jam kurioz se çfarë do të arrij me makinat.”

Rivalitet në MOTO GP

“Ka pasur një mirëkuptim me Keisi Stoner, i cili më pyet shpesh për vajzën. Gjithashtu kam kontakte dhe me Maks Biaxhin. Në fillim unë isha askush dhe ai ishte numri 1 në Itali. Nuk e lija rehat dhe e bezdisja, isha si një k*rvë.”

Valentino Rosi do të marrë pjesë nga data 1 deri në 3 prill në një garë makinash, ku do të ngasë një Audi R8 GT3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"