“Italianët sollën mentalitet kampionësh”, administratori i Dinamos: Nuk e diskutojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 11:20

“Italianët sollën mentalitet kampionësh”, administratori i Dinamos: Nuk e diskutojmë…

Dinamo e ka nisur vrullshëm 2021-shin. Pasi zgjodhi dyshen Moriero- Mikoli për stolin, nisi edhe afrimet. I pari që iu bashkua ishte Dejvi Bilali, e megjithatë merkatoja nuk do të mbyllet me kaq. Klubi po projekton edhe dy blerje. Për të zbuluar më shumë rreth planeve të bluve, gazeta “Panorama Sport” ka folur me administratorin Ermal Barushi.

dinamo barushi, mikoli, pontreli

Ai flet me superlativa për stafin teknik, ndërsa shpjegon se me këtë grup lojtarësh nuk do të diskutohet ngjitja. “Stërvitja po shkon shumë mirë. Paradite punojmë në palestër dhe pasdite në fushë. Stafi teknik nuk ka nevojë për komente, pasi janë profesionistë të një kalibri shumë të lartë europian. Moriero-Mikoli punojnë për të përcjellë te grupi një mentalitet kampionësh. Përdorin skema dhe ide të reja.

Sa i përket situatës në ekip, fryma është mjaft e mirë dhe puna vazhdon me intensitet të lartë. Futbollisti më i ri që na është bashkuar po adaptohet me grupin. Por, asgjë nuk ka mbaruar. Po punojmë për të afruar edhe dy lojtarë të tjerë, por nuk dua të japim emra dhe për korrektesë të bisedave. Gjithsesi, organika është e plotë dhe mund të them që kanë nivel të lartë. Janë të gatshëm plotësisht për të fituar kampionatin”, përfundoi ish-arbitri anësor i FIFA-s, tashmë në si drejtues te kryeqytetasit.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"