Italianët e provokuan, De Biazi u doli në mbrojtje shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 19:22

Italianët e provokuan, De Biazi u doli në mbrojtje shqiptarëve

Në përfundim të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, media italiane u kushtoi jo pak rëndësi incidenteve të tifozëve, që detyruan edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Në fakt, një provokim iu bë edhe trajnerit Xhani de Biazi, ku një prej gazetarëve i tha: “Na kishit premtuar një Shqipëri tjetër në dy këndvështrime dhe nuk e pamë në asnjërin prej tyre. As në fushën e lojës dhe as në shkallët e stadiumit”, duke iu referuar pikërisht problemeve që u shkaktuan prej tymueseve.

de biazi

Gjithsesi, kreu i pankinës së Shqipërisë iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarit, me të cilin dukej se kishte edhe njohje personale. “Sigurisht që jam i mërzitur për atë që bënë tifozët, pasi nuk e prisja. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në këto pesë vite që kam si trajner i Shqipërisë. Por ky incident nuk mund të përfaqësojë aspak vlerat e vërteta të tifozërisë.

Ju vetë personalisht keni qenë me mua në Marsejë dhe ende i kujtoj fjalët që më thoshit, se sa i mrekulluar ishit nga atmosfera që po krijonte tifozëria e Shqipërisë. Kishit një vlerësim shumë të madh në të dyja këndvështrimet, si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Pra, besoj se nuk mund të hidhet gjithçka poshtë vetëm me këtë që ndodhi në Palermo”, iu përgjigj De Biazi, duke marrë edhe aprovimin me kokë nga ana e gazetarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"